Raul Castro, vëllau i Fidel Castros ka dhënë dorëheqje nga kreu i Partisë Komuniste në Kubë, duke i dhënë fund edhe dinastisë Castro në Kubë.
Ai morri pozicionin e liderit ga vëllai i tij, udhëheqësi revolucionar Fidel Castro, në prill të vitit 2011, transmeton portali arbresh.info
Komunistët Kubanë, të udhëhequr nga Fidel Castro, morën pushtetin në vitin 1959 duke përmbysur diktaturën ushtarake të Fulgencio Batista.
Raul Castro ishte një nga anëtarët e fundit të mbijetuar të “brezit historik” që kreu revolucionin e vitit 1959.
Ai do të qëndrojë zyrtarisht në Kongresin e 8-të të Partisë Komuniste të Kubës (PCC) i cili po zhvillohet në Havana.
Lindur më 3 qershor 1931 dhe arsimuar në një shkollë jezuite në Havana, Raul Castro vazhdoi studimet për ekonomi në universitetin e kryeqytetit, ku u bashkua me një grup rinor komunist.
Në kohën kur shëndeti i vëllaut të tij po përkeqësohej, Raul Castro mori fillimisht detyrën e presidentit, pastaj u vendos edhe si shefi i Partisë Komuniste në Kubë.
Pasi udhëhoqi bandat e luftërave guerilë, ai morri nën udhëheqje edhe ushtrinë kubane.
Në Kubë presidenca dhe udhëheqja e partisë komuniste janë dy pozicionet më të rëndësishme, me këto të fundit pak më të fuqishme.
Duke folur për Al Jazeera, historiania kubane, Ada Ferrer, tha: “Askush nuk e di se çfarë po vjen”.
“Askush nuk e di se si do të jetë e ardhmja pa dinamikën e familjes Castro në zemër të Kubës”, tha ajo.
Kuba konsiderohet si një vend i varfër, ku njerëzit vazhdojnë të presin në rradhë për ushqim dhe gjëra tjera të domosdoshme.
Në 2011 Raul Castro prezantoi disa reforma pro-tregut në përgjigje të vuajtjeve që krijuan një klasë të re të të vetëpunësuarve. Rreth 13 përqind e fuqisë punëtore kubane besohet të jenë të vetëpunësuar.
Me fillimin e pandemisë, ekonomia kubane u tkurr me 11 përqind në vitin 2020./arbresh.info/
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi