Merkel viziton Rusinë, diskutohet marrëveshja bërthamore me Iranin

17:51 | 11 Maj 2018
Arbresh.info

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Rusinë me datën 18 të këtij muaji.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, Merkel do të shkojë në qytetin turistik të Soçit, ku do të takohet me presidentin Vladimir Putin, me të cilin do të bisedojnë një mori çështjesh, transmeton portali arbresh.info.

“Ne tashmë kemi njoftuar se presidenti ynë do të ketë një kontakt shumë të rëndësishëm më 18 maj. Do të jetë vizita e punës e kancelares gjermane Angela Merkel. Është rënë dakord që të dy udhëheqësit të diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe natyrisht, do të përqendrohet në problemet aktuale ndërkombëtare”, tha ai, duke shtuar se temat për diskutim do të përfshijnë “marrëveshjen bërthamore të Iranit, zgjidhjen siriane, krizën ukrainase dhe kështu me radhë, pra të gjitha problemet e mundshme dhe të pamundura të axhendës ndërkombëtare”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme