Pas dy javësh vetëkarantinim, si rezultat i kontaktit me një mjek të infektuar, Kancelarja Gjermane i është adresuar qytetatëve gjermanë me një video, në të cilën thekson se “ilaçi” i vetëm për përballimin e situatës është durimi dhe solidariteti.
“Është ende shumë herët që të njohim një trend të qartë dhe është tepër herët për të liruar shtrëngimet apo për të dhënë një datë se kur mund të lirohen ato”, nis videomesazhin e saj Kancelarja.
“Përcaktimi i një date sot do të ishte absolutisht e papërgjegjshme. Nëse kjo do të ndodhte, do të kalonim nga shiu në breshër, në pikëpamjen shëndetësor, ekonomike dhe sociale”.
Për Merkelin nuk është momentin për të ushqyer shpresa të parakohshme dhe është e sigurtë që Pashkët e këtij viti do të kalojnë brenda mureve të shtëpisë.
“Kjo është një sfidë thelbësisht e ndryshme nga çdo sfidë që kemi përballuar më parë dhe përpjekjet aktuale të sistemit tonë shëndetësor do t’i konsideroja si herkuliane. Megjithatë, lajmi i mirë është që pavarësisht rritjes së madhe, në ditët e fundit duket se kurba e ngjitshmërisë po reduktohet”, vijon më tej mesazhin Merkel.
Në fund, Kancelarja thekson edhe një herë se shteti i vetëm e ka të pamundur të fitojë sfidën ndaj coronavirusit. “Durim dhe solidaritet”, për të rrespektuar rregullat. Vetëm kështu mund të kalojë e keqja./lexo/
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...