Kancelarja e Gjermanisë, Angel Merkel, deklaroi se vetëm brenda Bashkimit Europian Gjermania mund të mbrojë vlerat dhe interesat e saj.
Në mesazhin për vitin e ri, ajo theksoi se viti 2020 mund të jetë vit i mirë për vendin e saj.
Ajo vuri në dukje se kur Europa është në gjendje të mirë, edhe Gjermania do të jetë e tillë.
“Sepse vetëm brenda BE-së mund t’i mbrojmë vlerat dhe interesat tona, pasi paqen, lirinë dhe prosperitetin mund t’i marrim nën mbrojtje”, theksoi Merkel.
Ajo më tej rikujtoi se Gjermania në gjysmën e dytë të vitit 2020 do të marrë përsipër presidencën e radhës së BE-së dhe në këtë kuadër do të përpiqen që zëri i Europës të ngrihet fuqishëm në botë.
Merkel njoftoi se do të zhvillojnë samite me Kinën dhe vendet afrikane.
“Bashkëpunimi me Afrikën është në interesin tonë”, u shpreh ajo.
Kancelarja gjermane pohoi se në rast se njerëzve u jepet një jetë në paqe dhe siguri, mund të zvogëlohet migrimi.
Ajo ndër të tjera nënvizoi se siguria e qëndrueshme mund të nxirret në pah nëse luftërat përfundohen me zgjidhje politike.
Merkel gjithashtu foli edhe për zhvillimet e ekstremit të djathtë në rritje në Gjermani, duke theksuar se është detyrë e shtetit që t’i mbrojë njerëzit kundër urrejtjes, armiqësisë, dhunës, racizmit dhe antisemitizmit./Lajmi.net.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...