Bashkimit Evropian i duhet një qasje më e unifikuar për rregullat e udhëtimit në mënyrë që të parandalohet përhapja e versionit Delta të koronavirusit, tha më 24 qershor, kancelarja gjermane, Angela Merkel.
“Pas asnjë dyshim jemi të shqetësuar me variantin Delta”, u tha Merkel gazetarëve pas mbërritjes në Bruksel për të marrë pjesë në një samit të BE-së.
Në shumë vende të botës janë ngritur shqetësime të mëdha për një valë të re të infektimeve për shkak të përhapjes së variantit Delta të koronavirusit, i cili besohet që është më i transmetueshëm se variantet e tjera.
Por, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se në përgjithësi vaksinat edhe ndaj këtij varianti mbeten shumë efektive.
Më 23 qershor, Merkel i tha parlamentit gjerman se ajo dëshiron që edhe vendet tjera evropiane t’iu kërkojnë udhëtarëve nga vendet me nivele të larta të të infektuarve me variantin Delta që të hyjnë në karantinë. Këtë masë e zbaton Gjermania ndaj udhëtarëve nga Britania e Madhe.
“Nëse vini nga Britania e Madhë në vendin tonë duhet të hyni në karantinë, por kjo masë nuk zbatohet në gjitha vendet evropiane. Unë do të dëshiroja që të gjitha ta kenë këtë rregull”, tha Merkel.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...