Kancelarja Angela Merkel e lëvdoi fituesin e zgjedhjeve të Austrisë, Sebastian Kurz për fushatën e tij moderne elektorale dhe për modernizimin energjik të partisë së tij.
Partia konservatore Partia Popullore Austriake (ÖVP) u bë pas shumë vitesh sërish forca më e madhe politike në vend, gjë që i dedikohet para së gjithash kandidatit kryesor të saj, Kurz, tha Merkeli.
“Përbërjen politike unë tani nuk do ta quaja të tillë, sa ta dëshiroja që ta imitonim edhe ne në Gjermani”, tha ajo duke pasur parasysh edhe partinë populiste të djathtë FPÖ, e cila në bazë të gjendjes së tanishme të numërimit është forca e tretë politike, pak pas SPÖ-së.
Në dallim me forcën e FPÖ-së, sfida në Gjermani nga AfD është “e menaxhueshme”.
Për formimimn e qeverisë në Vjenë tani duhet pritur. Merkeli nuk përmendi ndonjë preferencë për një koalicion të përbërë nga ÖVP apo nga SPÖ. Ajo tha se gjithsesi preferon se me qeverinë e re do të ketë një bashkëpunim të mirë në nivelin evropian./dw
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi