Për herë të dytë brenda dhjetë ditëve, Kancelarja gjermane Angela Merkel është parë duke u dridhur pa kontroll në ngjarje publike.
Këtë herë Merkel është parë duke u kapur bërrylat teksa nuk mund të ndalte të dridhurat e trupit të saj, transmeton Gazeta Express.
Herën e parë që kishte ndodhur, Kancelarja ishte arsyetuar se ishin temperaturat e larta ato që kishin ndikur në shëndetin e saj, dhe se pastaj gjithçka ishte rregulluar pasi kishte pirë disa gota me ujë.
Por kësaj rradhe Merkel ishte brenda në pallatin presidencial, dhe temperatura brenda ishte ideale.
Por zëdhënsi i saj, Steffen Seibert, ngul këmbë se gjithçka është në rregull me kancelaren.
“Ajo do vazhdojë udhëtimin e saj të planifikuar në Japoni”, tha Seibert.
Një mjek zakonisht udhëton me delegacionet gjermane në vizita jashtë vendit dhe edhe kësaj radhe kjo nuk pritet të ndryshojë.
Merkel shpesh ka pasur probleme me shëndetin në publik. Në vitin 2014 në një intervistë të drejtpërdrejt ajo kërkoi të ndërprehej transmetimi pasi kishte probleme me tension të gjakut. Në vitin 2017 në Meksikë ajo kishte të njejtin problem.
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...