Bashkimi Evropian (BE) duhet të kërkojë të bisedoi me presidentin rus, Vladimir Putin për t’u përpjekur të përmirësojë marrëdhëniet, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel.
“Sipas mendimit tim, ne si Bashkimi Evropian duhet të kërkojmë kontakte të drejtpërdrejta me Rusinë dhe presidentin rus”, tha Merkel këtë mëngjes në një fjalim në dhomën e ulët të parlamentit, Bundestag, shkruan reuters transmeton portali arbresh.info
Është interesante se Merkel, si një nga arsyet e domosdoshmërisë së bisedimeve me Putin, përmendi edhe Ballkanin Perëndimor.
Ajo deklaroi se BE-ja, për shkak të afërsisë dhe përgjegjësisë së saj ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, është e detyruar të gjejë një përgjigje të përshtatshme për aktivitetet ruse.
“Aktivitetet ruse në Ukrainë, Bjellorusi dhe vendet e Ballkanit prekin drejtpërdrejt interesat e Bashkimit Evropian, prandaj është e nevojshme që blloku me 27 anëtarë të përgjigjet me një votë”, tha Merkel.
Sipas saj, nuk është e mjaftueshme që presidenti amerikan të flasë me presidentin rus.
Sipas burimeve që qarkullojnë në Bruksel, disa vende të Evropës Lindore janë të shqetësuar për idenë e Merkelit dhe presidentit francez, Emmanuel Macron për të organizuar një takim me Putin. Rusia është një nga temat në axhendën e takimit të sotëm të liderëve të BE-së. /arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës