Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje për krijimin e një ushtrie të Bashkimit Evropian (BE), duke theksuar se evropianët nuk mund të mbështeten më vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për sigurinë e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ne evropianët tani duhet të marrim plotësisht besimin tonë në duart tona, nëse duam ta mbrojmë bashkimin tonë”, tha Merkel në një adresim në Parlamentin Evropian.
Ajo u bëri thirrje shteteve anëtare të ndërmarrin hapa për ta bërë BE-në një aktor të fortë në politikën ndërkombëtare dhe theksoi se kjo gjë gjithashtu kërkon zhvillimin e strukturave të përbashkëta ushtarake në plan afatgjatë.
“Nëse shikojmë zhvillimet e viteve të kaluara, duhet të punojmë në vizionin e krijimit të një ushtrie të vërtetë evropiane një ditë”, tha Merkel.
Kancelarja gjermane argumentoi se krijimi i një ushtrie të BE-së do të ishte gjithashtu i rëndësishëm për paqen brenda kontinentit.
“Siç tha Jean-Claude Juncker disa vjet më parë, një ushtri e përbashkët evropiane do t’i tregonte botës se kurrë më nuk do të ketë luftë në Evropë”, tha ajo, duke iu referuar komenteve të presidentit të Komisionit Europian, i cili është mbrojtës i fuqishëm i idesë për krijimin e një ushtrie evropiane.
Gjersa disa ligjvënës evropianë e kundërshtuan atë, Merkel theksoi se ushtria e BE-së nuk është një alternativë ndaj NATO-s.
“Nuk do të ishte një ushtri kundër NATO-s, sigurisht që jo. Ne mund të jemi një suplement i mirë për NATO-n”, shtoi kancelarja Merkel.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...