Merkel u shpreh “shumë e shqetësuar” për tensionet e shtuara në Detin Mesdhe. Ajo u takua në Berlin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Edhe presidenti Trump ndërmjetëson në krizën e Mesdheut.
Të enjten (27.08) në një takim të kancelares Merkel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg u bisedua mbi gjetjen e rrugëve për çtensionimin e konfliktit për gazin në Detin Mesdhe mes Turqisë e Greqisë. Si Merkel edhe Stoltenberg u shprehën “shumë të shqetësur për konfliktin mes dy vendeve anëtare dhe i bënë thirrje si Ankarasë edhe Athinës për “dialog dhe hapa për çshkallëzim”. Konflikti duhet të zgjidhet në “frymën e solidaritetit të aleancës dhe në pajtim me të drejtën ndërkombëtare”, thanë ata.
Trump bisedon me palët në konflikt
Në konfliktin në Mesdhe së fundmi është kyçur edhe presidenti amerikan, Donald Trump. Sipas njoftimeve të zyrës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis është zhvilluar një telefonatë me presidentin amerikan të mërkurën në mbrëmje për gjendjen e tensionuar mes Greqisë dhe Turqisë. Mitsotakis i ka bërë të ditur presidentit Trump, se aksionet e Turqisë në Mesdhe rrezikojnë paqen, stabilitetin në rajon dhe unitetin e NATO-s. Greqia është e gatshmë të kontribuojë për çtensionimin e situatës, por me kusht që Turqia të ndalë menjëherë aksionet provokative, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit grek.
Sipas mediave, Trump ka telefonuar më pas edhe me presidentin turk, Erdogan. Në një njoftim të zyrës së komunikimit në Ankara, Erdogan ka bërë të qartë në telefonatën me presidentin Trump, se Turqia nuk është ajo anë, që po e prish stabilitetin. Vendi i tij ka treguar me hapa konkretë, se është gati për dialog, ka thënë Erdogan.
Që nga zbulimi i rezervave të gazit në Mesdheun lindor ka filluar një konflikt i ashpër për shfrytëzimin e tyre. Si Greqia edhe Qiproja, por edhe Turqia ngrenë pretendimin për zonat detare në fjalë dhe i japin forcë këtij pretendimi përmes dërgimit të anijeve luftarake. Ky konflikt ka rritur shqetësimet në NATO dhe BE, se grindja mund të çojë në konflikt ushtarak. Të enjten konflikti mes Athinës dhe Ankarasë diskutohet edhe në nivel ministrash të Jashtëm në Bruksel.
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe