Merkel shpreh keqardhje për tërheqjen e Trumpit nga marrëveshja e Parisit

13:57 | 2 Qershor 2017
Arbresh.info

Angela Merkel ka përshkruar vendimin e Donald Trumpit për largim nga marrëveshja e Paris si jashtëzakonisht për të ardhur keq dhe është zotuar të luftojë ndryshimet klimatike, transmeton portali  arbresh.info.

“Vendimi i presidentit amerikan për t’u tërhequr nga marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike është jashtëzakonisht për keqardhje, dhe jam duke u shprehur në mënyrë shumë të rezervuar kur po e them këtë”, ka thënë në Bundestag, kancelarja Angela Merkel.

“Të gjithëve për të cilët e ardhmja e planetit tonë është e rëndësishme, them që le të vazhdojmë në këtë rrugë që të jemi të suksesshëm për Nënën Tokë”.

Merkel theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Gjermanisë ndaj marrëveshjeve historike, të cilat ajo i quajti një “gur themeli” të përpjekjeve për të mbrojtur “krijimin”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme