Kancelarja konservatore Angela Merkel, nën presion pas 3 muajsh dështimi për të krijuar një koalicion të ri qeverisës, të dielën premtoi se do të adresonte ndasitë sociale në rritje, ndërkohë që punon për krijimin e një qeverie gjermane stabël.
Merkel parashtroi prioritetet e saj kyçe në fjalimin e Vitit të Ri, përfshirë edhe rritjen e investimeve në siguri dhe mbrojtje, kujdes të përmirësuar shëndetësor dhe edukim, si edhe përpjekje për të kapërcyer pabarazitë në rritje mes zonave urbane dhe atyre rurale.
“Bota nuk pret për ne. Ne duhet të krijojmë kushtet që të garantojmë që Gjermania të vazhdojë drejt prosperitetit të paktën për 10-15 vitet e ardhshme. Gjermania do të lulëzojë vetëm nëse suksesi i saj do t’i shërbejë të gjithë njerëzve dhe do të përmirësojë e pasurojë jetët tona”, tha Merkel.
Merkel, e cila po kërkon një mandat të katërt në detyrë, po përpiqet të bindë social-demokratët e qendrës së majtë të përtërinë koalicionin e gjerë, me të cilën kanë qeverisur për katër vitet e shkuara, pavarësisht humbjeve të mëdha të pësuara nga të dyja blloqet në zgjedhjet e 24 shtatorit./tch/
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë