Merkel shkon në Egjipt për herë të parë që nga viti 2009

16:59 | 2 Mars 2017
Arbresh.info

Kancelarja gjermane Angela Merkel është nisur për Kajro në bisedime që do të fokusohen në migracioni, bashkëpunim ekonomik mes Gjermanisë dhe Egjiptit.

Merkel pritet të takohet me gjeneralin egjiptian Abdel-Fattah al-Sissi, i cili është duke kërkuar të përmirësojë lidhjet e tij me Evropën, të cilat janë tensionuar që nga viti 2013, kur ushtria që ai udhëhiqte largoi presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike Mohammed Morsi, transmeton portali arbresh.info.

Në vizitën e saj të parë në vend që prej vitit 2009, Merkel do të trajtojë riatdhesimin e azilkërkuesve të refuzuar në Gjermani dhe kushtet e tyre të jetesës kur ata të kthehen në Egjipt.

Të dy udhëheqësit do të flasin për përpjekjet e vazhdueshme për të rivendosur stabilitetin në Libi, një qendër për emigrantët që përpiqen të arrijnë Evropën./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme