Merkel rezulton negative edhe në testin e dytë për COVID-19

21:10 | 25 Mars 2020
Arbresh.info

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka rezultuar negative edhe në testin e dytë për koronavirusin e ri (COVID-19) që u realizua pas kontaktit me mjekun i cili u infektua nga sëmundja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një zëdhënës i qeverisë, i cili ka bërë një deklaratë për Agjencinë Gjermane të Lajmeve (DPA), ka deklaruar as në testin e dytë nuk është zbuluar infeksion te kancelarja gjermane.

“Kancelarja Merkel do të vazhdojë të punojë nga shtëpia e saj në karantinë dhe do të ritestohet në fillim të javës tjetër”, tha zëdhënësi gjerman.

Merkel u karantinua më 22 mars pasi mjeku i cili e kishte vaksinuar për qëllime mbrojtëse kundër një pneumonie më 20 mars, kishte rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Më 23 mars u njoftua se testi i parë i kancelares gjermane ka rezultuar negativ.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme