Krerët francez, gjerman, spanjoll dhe italian mbështetën dje idenë e një Evrope me disa shpejtësi që i mundëson disa shteteve anëtare të BE-së të përparojnë më shpejtë se sa të tjerët, gjatë një mbledhje në Francë.
“Bashkimi nuk është uniformizim”, theksoi François Hollande, pritësi i këtij takimi që mblidhte në kështjellën e Versajës Angela Merkel-in, Mariano Rajoy-in dhe Paolo Gentiloni-n.
“Kjo është arsyeja përse kërkoj që të ketë forma të reja bashkëpunimi, për projekte të reja, që i quajmë bashkëpunime të ndara”, shpjegoi presidenti francez gjatë një deklarate të përbashkët para se të fillonte darka e punës.
“Kështu, disa vende mund të ecin më shpejtë dhe të shkojnë më larg në çështjet e mbrojtjes, ashtu si eurozona, nëpërmjet thellimit të Unionit ekonomik dhe monetar, si harmonizimi fiskal dhe social, si në fushën e kulturës apo rinisë”, deklaroi Hollande.
“Bëhet fjalë që disa vende të ecin më shpejt, pa qenë e nevojshme që të tjerët të përjashtohen por gjithashtu të tjerët të mos kenë mundësi t’i pengojnë”, theksoi ai.
Krerët e katër vendeve më të populluara të BE-së do të takohen me homologët e tyre në Bruksel, para se të fillojë mbledhja për rihedhjen e projektit evropian më 25 mars në kryeqytetin italian, me rastin e 60-vjetorit të traktatit të Romës.
Për Angela Merkel, “evropianët duhet të kenë guximin të pranojnë që disa vende mund të ecin më shpejtë se sa të tjerët, pa qenë të mbyllur për ata që janë me vonesë. Por duhet ecur përpara”.
Shefi i qeverisë italiane, Paolo Gentiloni foli për “një Bashkim Evropian më të integruar, por me nivele të ndryshme integrimi”.
Ndërsa Mariano Rajoy theksoi se “Spanja është e vendosur të shkojë më larg me integrimin me të gjithë ata që duan ta ndjekin”.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...