Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila këtë vit mban presidencën e radhës të G20-ës, i cilësoi të papranueshme manifestimet e dhunshme, që u zhvilluan kundër Samitit G20 që po mbahet Hamburg, në Gjermani.
“Manifestimet e dhunshme rrezikojnë jetën dhe për këtë arsye janë të papranueshme”, deklaroi ajo në një konferencë shtypi, raporton AFP.
Sipas Policisë shumë automjete zyrtare u dogjën, rreth 160 policë u plagosën lehtë dhe të paktën 45 persona u arrestuan.
Para incidenteve të shumta, 20.000 policët e vendosur tashmë në qytet kanë kërkuar forca shtesë.
Zyrtare: West Hami bëhet me trajner të ri, e merr ishin e Ch...
Vajza e Sali Berishës paraqitet në SPAK
Aksident me fatalitet në aksin Korçë-Pogradec
Të paktën 19 persona humbën jetën në sulmin në kompleksin pr...
Finlanda: Anëtarësimi në NATO e vetmja garanci e besueshme a...
“U pezullova katër ndeshje për një gabim shumë më të vogël”,...