Google ADS

Merkel prezanton programin për dëbimin e azilkërkuesve të refuzuar

20:06 | 8 Shkurt 2017
Arbresh.info

Kancelarja gjermane Angela Merkel planifikon ta prezantojë një plan për të përshpejtuar procesin e dëbimit të azilkërkuesve të refuzuar nga shteti, duke përfshirë këtu edhe “qendra speciale të dëbimit” dhe ndihma financiare për ata që e lënë shtetin.

Ajo pritet të paraqes një draft rezolutë me një plan prej 16 hapave që dukshëm to të lehtësojnë dëbimin e azilkërkuesve të cilëve nuk iu aprovua qëndrimi, ka raportuar gazeta Der Spiegel, transmeton arbresh.info.

Merkel më parë ka treguar se rreth 40% të aplikacioneve për azil janë refuzuar.

Gjithashtu procedurat e dëbimit për të huajt e dyshuar që “përbëjnë rrezik” për Gjermaninë do të lehtësohen në mënyrë që të kryhet dëbimi më shpejtë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme