Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka deklaruar se është e rëndësishme që qeveria e re të fillojë të punojë sa më shpejt pas periudhës së gjatë të ndërtimit të koalicionit në Gjermani.
Ajo tha se do të punonte për të siguruar punë dhe prosperitet, ndërsa ka shtuar se premton se Gjermania do të jetë një zë i fuqishëm në BE, transmeton portali arbresh.info
Kancelari do të formojë qeverinë e saj të katërt, pasi opozita Social Demokratët (SPD) votoi në favor të një koalicioni tjetër të madh të dielën.
Dy të tretat e anëtarëve të SPD mbështetën marrëveshjen, pavarësisht nga kërcënimi i vetos.
SPD ishte ndarë në mes të udhëheqjes së partisë, e cila mbështeti bashkimin me koalicionin dhe krahun radikal të të rinjve, të cilët ishin kundër.
“Gati 6 muaj pas zgjedhjeve, njerëzit kanë pritur që të ndodhë një gjë”, tha Merkel.
“Ne se shohim se Europa po ndeshet me sfida dhe është më e se e nevojshme që të ekzistojë një zë i fuqishëm nga Gjermania, së bashku me atë të Francës dhe shteteve tjera anëtare”, shtoi ajo, duke theksuar çështjet në të cilat përfshirën konfliktet në Siri dhe tregtia botërore./arbresh.info/
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...
Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mje...
Ambasadori britanik në terren me policinë, testojnë dronët e...