Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se është e hapur që të vaksinohet edhe me vaksinën AstraZeneca.
“Unë kam deklaruar, që kur të vijë rradha ime, do të vaksinohem me vaksinën AstraZeneca”, tha Merkel, 66, në një konferencë shtypi mbi vendimin e Gjermanisë për të kufizuar përdorimin e vaksinës së firmës britanike-suedeze mbi shqetësimet shëndetësore, transmeton portal arbresh.info
“Mundësia që unë të vaksinohem është afër”, tha ajo.
Ndërhyrja e Merkel erdhi pasi komisioni i vaksinimit në Gjermani rekomandoi që vaksina AstraZeneca të ndalohet për personat nën 60 vjeç, shkruan Augsburger Allgemeine.
Në lidhje me dozën e dytë të vaksinës për të rinjtë që kanë marrë tashmë një dozë të parë të vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit, ekspertët shëndetësorë kanë theksuar se do të gjejnë një zgjidhje gjatë muajit prill.
Gjatë ditës është paralajmëruar se shërbimet shëndetësore në disa pjesë të vendit, përfshirë Berlinin dhe Brandenburgun, ndaluan shpërndarjen e vaksinës AstraZeneca për personat nën 60 vjeç, për shkak të efekteve të mundshme anësore./arbresh.info/
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...