Merkel për të dhjetin vitin më rradhë shpallet si gruaja më e fuqishmë në botë

16:33 | 9 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Revista “Forbes” ka publikuar listën e 100 grave më të fuqishme në botë.

Për dhjetin vit më rradhë, Angela Merkel e ka zënë vendin e parë, transmeton portal arbresh.info

Në vendin e dytë është kreu i Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde dhe në vendin e tretë është Kamala Harris, nënkryetarja e re e Shteteve të Bashkuara.

Në vendin e katërt është Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen dhe në vendin e 18-të është Drejtorja e FMN-së, Kristalina Georgijeva.

Gratë më të fuqishme në listën e 17-të vjetore të Forbes vijnë nga 30 vende, dhe midis tyre janë 10 kryetarë shtetesh dhe 38 janë nga bota e biznesit, transmeton portal arbresh.info

Në listë bën pjesë edhe gruaja e Bill Gates, Melinda, ylli televiziv Oprah Ëinfrey, Mbretëreshën Elizabeth II, kryeministrja e Zelandës së Re, Rihanna dhe Beyonce./arbresh.info/

 

Të ngjashme