Merkel për refugjatët: Nuk jam pishman, do t’ua hapja dyert sërish

19:36 | 27 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se nuk është pishman për vendimin e saj në vitin 2015 për t’u hapur dyert qindra mijëra refugjatëve kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme.

Në një intervistë për gazetën gjermane Welt am Sonntag, Merkel ka mohuar se ka ndjekur politikë të gabueshme  në lidhje me lejimin e refugjatëve në Gjermani, transmeton portali arbresh.info

Gjermania ka përballuar fluksin më të madh të refugjatëve nga Siria dhe Iraku,  situatë e cila e krijoi përçarje të thella në partinë konservatore të Merkelit.

“Vendimet që i kam marrë në 2015-tën do t’i merrja njejtë sërish”, tha Merkel. “Ishte situatë e jashtëzakonshme  dhe morra vendim duke u bazuar në atë se ishte e drejtë politike dhe humanitare”.

Vendimi i saj për të hapur kufijtë kontribuoi në rritjen e mbështetjes për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), që sipas sondazheve thonë se mund të fitojë deri në 10 përqind në zgjedhjet e shtatorit.

Gjermania pritet të shkojë në zgjedhje gjatë muajit të ardhshëm, ndërsa Angela Merkel kandidon për mandatin e saj të katërt për kancelare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme