Merkel për Brexit: Djalli fshihet në detaje

08:09 | 11 Tetor 2018
Arbresh.info
Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi sot se kishte patur progrese në negocimet mbi Brexit disa ditë nga një samit europian thelbësor, duke paralajmëruar se “djalli fshihet në detaje”.
“Ka progres”, vlerësoi Merkel gjatë një konference për shtyp me kryeministrin holandez, Mark Rutte në Hagë.

“Por gjithçka zgjidhet vetëm atëherë që gjithçka është zgjidhur”, shtoi ajo.

“Shpresoj se do të ketë progrese javën e ardhshme. Ne jemi të lumtur që ka bisedime intensive por djalli fshihet në detaje”, paralajmëroi ajo, përcjell Atsh.

Këto deklarata vijnë një javë para se krerët europianë të mblidhen në Bruksel për atë që mund të jetë shanci i fundit për të arritur një marrëveshje mbi modalitetet e ndarjes mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme