Samiti i G7 nё Sicili me sa duket ka lёnё gjurmё: kancelarja Merkel gjatё njё fjalimi nё Mynih u shpreh e zhgёnjyer. Ajo ka besim tek bashkёpunimi europian dhe shpreson para sё gjithash tek Franca.
“Kohёt, kur ne mund tё mbёshteteshim tёrёsisht tek njeri-tjetri kanё kaluar tani. Kёtё e kam pёrjetuar gjatё ditёve tё fundit.” Kancelarja Angela Merkel nuk e fshehu zhgёnjimin e saj pas samitit tё G/ nё Taormina.
Nё njё fjalim mbajtur nё njё tendё birre nё Mynih-Trudering Merkel theksoi: “Ne europianёt duhet ta marrim vet nё dorё fatin tonё,” shkruan DW.
Merkel me ankesёn e saj iu referua adiministratёs sё SHBA-sё nёn Donald Trump, por ajo kishte parasysh edhe Brexit qё ёshtё nё prag tё Britanisё sё Madhe.
Natyrisht duhet t’i pёrmbahemi miqёsisё me SHBA-nё dhe Britanisё sё Madhe, theksoi Merkel si kryetare e CDU-sё duke marrё pjesё nё njё veprimtari elektorale tё kryetarit tё artisё simotёr CSU, Horst Seehofer, shkruan DW.
Rol i veҁantё pёr Macron
“Edhe me Rusinё, edhe me shtete tё tjera” shpresohet pёr fqinjёsi tё mirё. “Por ne duhet ta dimё, se ne duhet tё luftojmё vet pёr fatin tonё”, tha Merkel, transmeton arbresh.info.
Nё kёtё kontekst ajo i kushtoi rёndёsi tё veҁantё marrёdhёnieve me Francёn.
Paraqitje shkatёrrimtare e Trumpit
Nё samitin e shtatё vendeve tё industrializuara nё Itali kryetarёt e shteteve dhe tё qeverive tё premten dhe tё shtunёn(27.05 – 28.05)nuk bёnё asnjё pёrparim. Presidenti i SHBA-sё me kursin e tij tё konfrontimit e zhyti G7 nё krizё tё thellё.
Pёrpjekja, pёr ta bindur Trumpin pёr marrёveshjen e Parisit pёr mbrojtjen e klimёs, dёshtoi mjerueshёm. Njё vendim vendimtar pёr kёtё ai do ta marrё gjatё javёs./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën