Merkel: Partitë ende kanë pengesa për të “kapërcyer”

22:34 | 11 Janar 2018
Trina Galanxhi

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se partitë më të larta në Gjermani ende kanë “pengesa të mëdha” për të kapërcyer përpara arritjes së një marrëveshje të rë për koalicion.

Merkel e cila po lufton për të formuar një qeveri të re për të shpëtuar të ardhmen e saj politike, paralajmëroi se do të bisedimet pritet të “bëhen më të vështira”, transmeton portali arbresh.info

Ajo tha se partia e saj do të punojë në mënyrë konstruktive për të gjetur kompromiset e nevojshme.

Zgjedhjet e shtatorit e lanë Merkelin pa e fituar shumicën e votave dhe që pesë muaj, ajo është duke u përpjekur që të gjejë partner për të qeverisur ekonominë më të madhe të Europës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme