Kancelarja gjermane deklaroi sot se shkalla e infeksionit me koronavirus në Gjermani është aktualisht shumë e lartë dhe se vala e tretë e pandemisë do të jetë ndoshta më e ashpra.
Ajo vuri në dukje se kapaciteti i prodhimit të vaksinave duhet të rritet ndjeshëm si në Europë dhe Gjermani, transmeton portali arbresh.info
“Testimi do të na ndihmojë të ndërtojmë një urë, derisa vaksinimi të fillojë të japë rezultate,” tha Merkel.
Kancelarja tha se zhvillimi i ekonomisë gjermane do të varet nga fakti nëse shteti do të jetë në gjendje të mbajë nën kontroll shkallën e infeksionit, raporton Avaz.ba.
Gjermania po lufton me koronavirusin dhe vendi ka qenë në një bllokim të plotë për gati një muaj.
Deri më tani, një total prej 3,009,541 raste janë raportuar në vend, ndërsa 78,964 njerëz kanë humbur betejën me virusin./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...