Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se vendi i saj duhet të tregohet i zgjuar dhe i kujdesshëm në menaxhimin e krizës me koronavirus, pasi që nuk është fundi i një faze, por vetëm fillimi.
“Ne do të duhet të jetojmë me këtë virus për një kohë të gjatë”, i tha ajo parlamentit, para samitit të BE-së përmes video-lidhjes, transmeton portali arbresh.info.
Ajo theksoi nevojën për kohezion evropian në luftimin e virusit.
Dhe ajo tha se Gjermania duhet të jetë e gatshme të “bëjë shumë ndryshe, do të thotë kontribute shumë më të larta në buxhetin e BE-së”.
Financimi shtesë duhet të sigurohet “në një frymë solidariteti” dhe për një kohë të kufizuar, tha ajo.
Italia, në epiqendrën e pandemisë në Evropë, ka qenë veçanërisht e zëshme në nxitjen e partnerëve të saj në BE të garantojnë bashkërisht borxhin, si pjesë e një pakete të madhe shpëtimi.
Por Gjermania, Holanda dhe Austria kundërshtojnë çdo ndarje të borxhit, në formën e të ashtuquajturave “korona-obligacione”. Sipas rregullave aktuale të BE-së, vendet nuk mund të bëhen përgjegjës për borxhet e njëri-tjetrit./arbresh.info/
Konjufca: Shqipëria dhe Kosova janë një dhe të pandashme
Sveçla: Gëzuar 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare që do të n...
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...
Banorët ia urojnë njëri-tjetrin festën e 28 Nëntorit
“Ai është i gjallë”, Osmani shpërndan foton e bu...