Merkel paralajmëron se kriza e koronavirusit është ende vetëm fillimi

16:28 | 23 Prill 2020
Arbresh.info

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se vendi i saj duhet të tregohet i zgjuar dhe i kujdesshëm në menaxhimin e krizës me koronavirus, pasi që nuk është fundi i një faze, por vetëm fillimi.

“Ne do të duhet të jetojmë me këtë virus për një kohë të gjatë”, i tha ajo  parlamentit, para samitit të BE-së përmes video-lidhjes, transmeton portali arbresh.info.

Ajo theksoi nevojën për kohezion evropian në luftimin e virusit.

Dhe ajo tha se Gjermania duhet të jetë e gatshme të “bëjë shumë ndryshe, do të thotë kontribute shumë më të larta në buxhetin e BE-së”.

Financimi shtesë duhet të sigurohet “në një frymë solidariteti” dhe për një kohë të kufizuar, tha ajo.

Italia, në epiqendrën e pandemisë në Evropë, ka qenë veçanërisht e zëshme në nxitjen e partnerëve të saj në BE të garantojnë bashkërisht borxhin, si pjesë e një pakete të madhe shpëtimi.

Por Gjermania, Holanda dhe Austria kundërshtojnë çdo ndarje të borxhit, në formën e të ashtuquajturave “korona-obligacione”. Sipas rregullave aktuale të BE-së, vendet nuk mund të bëhen përgjegjës për borxhet e njëri-tjetrit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme