Koronavirusi është provë e jashtëzakonshme për njerëzimin dhe është e qartë se kjo krizë globale shumëformëshe mund të kapërcehet vetëm me një veprim global, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel në samitin virtual të OKB-së.
“Pandemia tregon rëndësinë e OBSH-së si një institucion që duhet të forcohet”, vazhdoi ajo duke theksuar se ”përkundër të gjitha vështirësive të hasura këtë vit, ka një dritë në fund të tunelit”.
Merkel kujtoi se Covid-19 do të mundet përgjithmonë, vetëm kur e gjithë bota të ketë qasje të barabartë te vaksinat efektive.
“Pra, e rëndësishme është të bësh atë që mundesh për të dalë më i fortë nga kjo pandemi në lidhje me sfidat dhe krizat e ardhshme dhe, për këtë qëllim, ne kemi nevojë për bashkëpunim më të ngushtë ndërkombëtar”, theksoi Merkel./ATSh/
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...