Pavarësisht kritikave, kancelarja gjermane Angela Merkel mbrojti vendimin e saj për të hapur kufijtë e Gjermanisë në vitin 2015, e u bëri thirrje vendeve të BE-së të solidarizohen me refugjatët
Në një intervistë të publikuar të dielën, udhëheqësja gjermane theksoi se, nëse do të kthehej pas nuk do të ndryshonte asgjë në qëndrimin ndaj refugjatëve sirianë e të tjerëve, që largoheshin nga luftrat.
Sipas Merkelit, vendimi i marrë në vitin 2015 kishte qenë i nevojshëm për të parandaluar një katastrofë humanitare. E megjithatë, ajo e pranoi se ligji i BE-së në atë kohë kishte qenë i papërshtatshëm për të menaxhuar fluksin e paprecedentë të refugjatëve.
Ajo kritikoi të ashtuquajturën “Marrëveshje e Dublinit” për shpërndarjen e refugjatëve. “Nuk mund të lejohet që Greqia apo Italia të jenë të vetmuara në këtë krizë, vetëm sepse kanë një pozitë të tillë gjeografike dhe se refugjatët arrijnë së pari në këto vende”, thotë Merkel.
Rregullat e Dublinit parashikojnë që vendi përgjegjës për një refugjat është ai ku personi ka ardhur për herë të parë dhe ka paraqitur atje kërkesën për azil. Kancelarja nuk mendon se refugjatët mund të kthehen aktualisht në Siri.
“E di që njerëzit po kthehen, madje edhe në Aleppo, por gjendja në Siri në përgjithësi është dramatike”.
Kancelarja foli gjithashtu edhe për çështjen e bashkëpunimit të BE-së me Libinë për refugjatët, e vënë në shënjestër të kritikave nga grupet e të drejtave të njeriut, që pretendojnë se emigrantët në vend u nënshtrohen abuzimeve të shumëllojshme. Merkel tha se do t’i ofronin Rojes Bregdetare libiane pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të bëjë punën që i takon. Sipas marrëveshjes aktuale, Tripoli duhet të pengojë emigrantët të largohen nga territori libian.
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...