Sipas mendimit të saj, bota duhet të ketë rregulla unike për të rregulluar botën digjitale.
Një rregull i tillë global duhet të ndjekë shembujt e zbatimit të rregulloreve financiare, të cilat i kanë vendosur vendet më të pasura të botës të mbledhura në Grupi G20, ose në standardet tregtare, të cilat implementohen nga Organizata Botërore e Tregtisë.
“Në botën e sotme secili shtet ka rregullat e veta për afarizëm përmes rrugës së internetit, andaj është e mundshme që dikush “i vendosur në ndonjë ishull” të hyjë në tregun digjital, pa kurrfarë rregullash të sigurisë dhe të shkatërrojë gjithë sistemin”, ka thënë Merkel.
Merkel në samitin e radhës së G20 muajin e ardhshëm në Hamburg do të propozojë fillimin e hartimit të rregullores digjitale. Po ashtu, Gjermania do të angazhohet për qasje të internetit të shpejtë për të gjithë, si dhe për hartimin e standardeve globale të sigurisë dhe teknike globale, drejtues të të cilave pritet të jenë SHBA dhe Evropa./Arbresh.info/