Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Junkcer “nuk do të kishte aspak kundër” nëse Angela Merkel do të marrë përsipër detyrën e tij në vitin 2019.
Megjithatë, ai e ka bërë të qartë se “nuk mendon që Merkel ka plane të tilla”, transmeton portali arbresh.info
Në një intervistë për të përditshmen më të madhe gjermane Bild, Juncker u ka bërë thirrje partive në Berlin që të formojnë një qeveri që ka për qëllim angazhin të përbashkët në Europë.
Në lidhje me Turqinë, Juncker nuk foli për zotimin e Merkelit dhënë gjatë fushatës, e cila tha se do të ndërpresë negociatat më Ankaranë për anëtarësimin e Turqisë në BE. Mëgjithatë, ai theksoi se për situatën e tensionuar mes BE-së dhe Turqisë, fajëtor është Recep Tayyip Erdogan.
“Turqia po distancohet nga Europa me hapa gjigand”, tha ai. “Turqia nuk mund të durojë ‘nxehtësinë e kuzhinës europiane’ dhe si rezultat po përpiqet të fajësojë BE-në për dështimin e negociatave. Unë do doja të parandaloja këtë që po ndodh. Një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë civile në Turqi është pro BE-së. Ne duhet t’i mbështesim ata, mos t’i zhgënjejmë”./arbresh.info/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës