Merkel theksoi rolin e rëndësishëm të Turqisë për një zgjidhje politike në Siri dhe në luftën kundër terrorizmit, si fusha ku të dy vendet kanë interesa të përbashkëta.
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka theksuar rëndësinë strategjike të Turqisë për vendin e saj, pavarësisht dallimeve të vazhdueshme politike midis Berlinit dhe Ankarasë.
“Vlerat tona politike dallojnë në shumë fusha, sidoqoftë ne kemi interesa të përbashkëta”, tha Merkel në një intervistë për të përditshmen “Suddeutsche Zeitung”, përcjellë Klan Kosova.
“Politika e jashtme gjithmonë ndiqet si një përzierje vlerash dhe interesash. Kjo po ashtu duhet të gjejë ekuilibrin e duhur këtu”, tha Merkel, duke hedhur poshtë kritikat nga partitë opozitare gjermane rreth politikës së qeverisë së saj ndaj Turqisë.
Bisedimet për anëtarësimin e Turqisë në BE
E pyetur për ngecjen e përpjekjes së Ankarasë për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), kancelarja gjermane shprehu skepticizëm në lidhje me një perspektivë të plotë anëtarësimi të Turqisë.
“Zhvillimet aktuale pas zgjedhjeve lokale nuk e bëjnë më të mundshme që Turqia të bashkohet me BE-në”, tha Merkel, duke shtuar se ajo ka qenë gjithmonë skeptike për një perspektivë të plotë anëtarësimi, por favorizoi “marrëdhëniet e veçanta” midis BE-së dhe Turqisë.
Megjithatë, Merkel po ashtu mbështeti vazhdimin e bisedimeve të pranimit në një mënyrë të hapur, pasi kjo iu premtua Turqisë në vitin 2005, para se Kristian-Demokratët e saj (CDU/CSU) të vijnë në pushtet në Gjermani.
Procesi i anëtarësimit të Turqisë në BE prej kohësh ka qenë një çështje përçarëse në politikën gjermane, pasi Social-Demokratët kanë mbështetur një perspektivë të plotë anëtarësimi, ndërsa Kristian-Demokratët favorizojnë një partneritet të veçantë me Turqinë.
Para zgjedhjeve të javës së ardhshme të Parlamentit Evropian, konservatorët gjermanë dhe kandidati i tyre kryesor, Manfred Weber, nisën një fushatë kundër anëtarësimit të Turqisë në BE.
Weber po përpiqet për t’u zgjedhur president i Komisionit Evropian, pas Jean-Claude Juncker, mandati i të cilit do të përfundojë në tetor.
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...