Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u ka bërë thirrje qytetarëve se është e nevojshme të bëjmë gjithçka për të parandaluar përhapjen e pakontrolluar të koronavirusit.
“Jemi në një fazë shumë serioze të pandemisë. Numri i të infektuarve po rritet dita ditës. Pandemia po përhapet më shpejt, se gjysmën e parë të vitit. Ne po përballemi me muaj të vështirë. Si do të duket dimri si, si do të jenë Krishtlindjet tona, do të vendoset gjatë ditëve në vijim”, tha ajo, transmeton portal arbresh.info
Në mesazhin e të dielës, Merkel theksoi se ajo beson se është e rëndësishme të respektohen masat kundër pandemisë.
“Kjo është arsyeja pse është e nevojshme që kontaktet e çdo personi të infektuar të dihen, në mënyrë që të ndërpritet zingjiri i infektimeve. Autoritetet shëndetësore po japin një kontribut të madh në këtë, por kur numri i njerëzve të infektuar është i lartë, ata nuk mund të arrijnë gjithçka “, paralajmëroi ajo.
Merkel tha se të gjithë mund të kontribuojnë në zvogëlimin e numrit të njerëzve të infektuar, kryesisht përmes respektimit të vazhdueshëm të distancës, mbajtjes së maskave dhe respektimit të rregullave të higjienës.
“Por tani duhet të shkojmë një hap më tej. Shkenca thotë qartë se përhapja e virusit lidhet drejtpërdrejt me numrin e kontakteve, takimeve që ka secili prej nesh. Nëse secili prej nesh tani përkohësisht zvogëlon takimet jashtë familjes sonë, atëherë ne mund të kemi sukses në parandalimin e kësaj sëmundje”, shtoi ajo.
Merkel u bëri thirrje qytetarëve që të takojnë shumë më pak njerëz, si jashtë ashtu edhe në shtëpi.
Ajo gjithashtu u kërkoi qytetarëve të heqin dorë nga çdo udhëtim që nuk është i nevojshëm urgjent, për festime dhe, nëse është e mundur, të qëndrojnë në shtëpi, domethënë në vendbanimin.
Merkel kujtoi se Gjermania ishte e para që e kaloi mirë pandeminë gjatë gjashtë muajve të parë për shkak të unitetit dhe respektimit të rregullave./arbresh.info/
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën