Kancelarja gjermane Angela Merkel është në rrugë të mbarë për të fituar mandatin e katërt në zgjedhjet kombëtare të së dieles.
Pavarësisht një rënie të mbështetjes nga konservatorët e saj, sondazhet e fundit e nxjerrin atë fituese, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info
Në një sondazh të publikuar të martën nga e përditshmja Frankfurter Allgemeine Zeitung, partia AfD ka marrë rreth 10% të mbështetjes, ndërsa ristian Demokratët e Merkel (CDU) dhe aleatët e tyre bavarezë të CSU-së ranë dy pikë në 36.5 për qind.
Fushata e Merkel nuk ka kaluar pa incidente. Ajo është ndjerë e pakënaqur kur u quajt ‘tradhëtare’ gjatë një fjalimi, dhe as kur dhjetëra mbështetës të AfD dhe aktivistë anti-Islam u mblodhën në Drezden duke bërtitur që ‘Merkel duhet të shkojë!’.
Rivali i saj, Martin Schulz ka bërë fushatë kundër pabarazië, por mesazhi i tij nuk ka arritur të fitojë tërheqje në një kohë kur papunësia është më ulëta në dekada.
Gjermania shkon në zgjedhje me 24 shtator./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?