Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka marrë vaksinën e kompanisë Moderna, si dozë të dytë kundër koronavirusit, ndonëse vaksina e parë ka qenë nga kompania AstraZeneca, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë gjermane.
Liderja 66-vjeçare është vaksinuar disa ditë më parë, pasi ka marrë një dozë të vaksinës së AstraZenecas në muajin prill.
Ekspertët besojnë se përzierja e vaksinave kundër koronavirusit mund të jetë ide e mirë, mirëpo megjithatë kanë thënë se është shumë herët për të nxjerrë përfundime.
Merkel do të largohet nga pozita e kancelares gjermane pas 16 vjetëve në pushtet.
Në muajin mars, Gjermania, bashkë me shtete tjera evropiane, patën ndaluar dhënien e vaksinave të kompanisë AstraZeneca, pasi ishte raportuar për një numër rastesh me mpiksje gjaku, pas marrjes së kësaj vaksine.
Gjermania më parë po ashtu ka kufizuar përdorimin e kësaj vaksine për moshat mbi 60 vjeç, mirëpo tani e ofron atë për të gjithë të rinjtë.
Më shumë se gjysma e popullsisë gjermane tani ka marrë dozën e parë të ndonjë vaksine kundër koronavirusit, të miratuar në Gjermani./Rel/
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...