Partia kristiansociale, CSU, partnere e unionit konservator qeverisës në Gjermani po e luan në maksimum kartën për politikën e azilit, mendon Jasper von Altenbockum nga gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Nga Deutsche Welle
A është ky fundi i koalicionit qeveritar në Gjermani që vetëm tre muaj është në detyrë? Shumë flet për fundin. Nëse Horst Seehofer arrin të marrë të hënën nga CSU-ja miratimin për planet e tij, dhe i zbaton ato menjëherë, kancelares Merkel nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të largojë nga detyra ministrin e saj të Punëve të Brendshme. Që këtu bëhet fjalë edhe për kryetarin e partisë kristiansociale, CSU nuk duket se do ta bënte këtë hap të lehtë për Merkelin, por nga ana tjetër ajo edhe mund ta injorojë këtë. Në fund të fundit nuk janë instancat e CSU-së ato që përcaktojnë, se çfarë duhet të bëjë kancelarja.
Të dy mund të dorëzohen
Ato madje as nuk mund t’i parashtrojnë Seehoferit se çfarë duhet të bëjë si ministër i Punëve të Brendshme. Për të shmangur prishjen e koalicionit, rregullorja për të kthyer në kufi refugjatët, mund të presë edhe dy javë. Që CSU-ja dhe Seehoferi këmbëngulin për këtë, është e ditur nga momenti, kur Seehofer, ende kryeministër bavarez, foli për një „sundim të padrejtësisë”. Nëse ai tani dorëzohet, merr fund besueshmëria e tij. Këtë kishte parasysh edhe kryeministri bavarez, kur foli për një „finale të besueshmërisë”.
Por edhe Merkel mund të bëjë lëshime për të shpëtuar veten dhe koalicionin. A nuk e ka bërë ajo këtë? Lutja për të pritur për kthimet në kufi, deri në bisedimet bilaterale me shtetet fqinje të Gjermanië, të thotë të paktën, që nëse këto negociata dështojnë, ajo do të miratojë planet e Seehoferit. Kjo e relativizon akuzën, se CSU-ja po e bllokon kancelaren para samitit të BE, pas dy javësh. Kërkesat e CSU-së mund të përdoren nga kancelarja edhe si mjet presioni ndaj partnerëve europianë.
Deutschland Jasper von Altenbockum Journalist der Frankfurter Allgmeinen Zeitung (F.A.Z./Wolfgang Eilmes)
Jasper von Altenbockum
“Nëna e të gjitha zgjedhjeve”
Për CSU-në nuk është koalicioni çështja më e rëndësishme, por „nëna e të gjitha zgjedhjeve”, siç i ka quajtur Söder njëherë, zgjedhjet e landit më 14 tetor në Bavari. Deri më tani manovrat e Söderit nuk kanë sjellë gjë, ruajtja e shumicës absolute është ende larg. Prandaj CSU luan e gjitha me një kartë: Pyetja që mbetet është – fiton CSU-ja më shumë me kërkesën për „kthesën e azilit” nga rezervuari i AFD-së djathtiste apo humbet më shumë në terrenin kishtar katolik pro një kulture mirëseardhjeje. Në të vërtetë problemi i CSU-së është: Nëse nuk bën asgjë, atëherë nuk ka asnjë shans për fitoren e zgjedhjeve.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...