Fjalë të tilla, si ato që deklaroi sot në Bundestag, kancelares gjermane Angela Merkel nuk ia kishte dëgjuar njeri në 16 vitet e fundit, që ndodhet në rolin e lideres së fuqisë ekonomike më të madhe në Europë.
“Dua ta them qartësisht. Bëhet fjalë për një gabim timin, është vetëm i imi. Mbaj përgjegjësi unë për gjithçka”.
Këto fjalë të padëgjuara Merkel i tha në kuadër të dështimit të bujshëm të lockdownit total që ajo kishte shpallur disa ditë më parë, pas një marrëveshje të gjatë me rajonet gjermane.
Kancelarja vijoi duke thënë se “i kërkon falje qytetarëve, pushimi i Pashkëve ka qenë një gabim, kishte arsye të mira për ta vendosur, por nuk realizohej në kohë”,
Sipas burimeve, harku kohor u vlerësua i pamjaftueshëm për të bllokuar ekonominë gjermane, edhe pse vetëm për dy ditë me shume se ato të parashikuar tradicionalisht, dhe presionet ishin të tilla që edhe kancelarja u detyrua të tërhiqet. Nga 1 prilli deri në 5 prill, gjithsesi, nuk do të lejohen fluturimet nga Gjermania në një vend tjetër.
Ndërkohë, qeveria e Merkel është gjithmonë e më shumë në shënjestrën e kritikave, jo vetëm për ritmet e ulta të fushatës së vaksinimit, në një vend gjithmonë e më shumë të lodhur nga mbyllja që zgjat prej muajsh i gjithë aktiviteteve si bare, restorante, teatro dhe aktivitete të tjera.
Disa eksponentë të opozitës i kanë kërkuar madje kancelares të paraqitet në Parlament për t’u matur me votën e besimit, por Merkel ka refuzuar në mënyrë të prerë, të paktën për momentin.
Vajzat e shtëpisë elektrizohen nga muzika dhe bëjnë c
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...