“Unë mund ta kuptoj shqetësimin e madh në Izrael mbi atë që po bën Irani. Ne kemi mendime të ndryshme mbi çështjen se si ta çrrënjosim më mirë kërcënimin”, është shprehur kancelarja gjermane Angela Merkel për Israel Channel 1.
“Kryeministri Benjamin Netanyahu beson se marrëveshja mes Perëndimit dhe Iranit nuk siguron sigurinë që dëshiron Izraeli. Ne jemi të mendimit se kuadri ekzistues, megjithatë jo i përsosur, është më i mirë se asnjë marrëveshje”, tha ajo, transmeton portali arbresh.info
Merkel shtoi se Teherani thjesht duke respektuar marrëveshjen bërthamore nuk kujdeset për të gjitha shqetësimet.
“Ne jemi shumë të shqetësuar për programin e raketave balistike dhe kjo është arsyeja që gjithmonë e diskutojmë me SHBA-të, Francën dhe Britaninë”, tha ajo./arbresh.info/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë