Kancelarja gjermane Angela Merkel, mandati i së cilës do të përfundojë, mbërriti në Izrael në kuadër të një vizite lamtumirëse.
Merkel u prit në aeroportin “Ben Gurion” në afërsi të Tel Avivit nga zyrtarë të Ministrisë së Jashtme izraelite.
Në kuadër të vizitës, Merkel do të takohet me presidentin izraelit Isaac Herzog, kryeministrin Naftali Bennett dhe ministrin e Jashtëm Yair Lapid.
Ajo do të takohet edhe me kabinetin izraelit dhe do të marrë pjesë në darkën e organizuar në nder të saj nga kryeministri Bennett.
Shtypi izraelit ka shkruar se në vizitën e saj, Merkel nuk do të takohet me ish-kryeministrin dhe liderin e opozitës kryesore, Benjamin Netanyahu.
Vizita e lamtumirës së Merkelit në Izrael ishte planifikuar më 28-29 gusht por vizita ishte anuluar për shkak të zhvillimeve në Afganistan në atë periudhë./AA/
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës