Britania e Madhe dhe BE-ja duhet të gjejnë “një ekilibër të drejtë” në bisedimet tregtare të Brexit, gjë e cila do të thotë se Britania nuk po zgjedh “qershinë mbi tortë”, ka deklaruar Angela Merkel.
Duke folur pas takimit me Theresa May, kancelarja gjermane këmbënguli se ajo nuk është “frustruar” nga dështimi i Britanisë, që nuk ka arritur të jap një pasqyrë të detajizuar të qëllimeve të saj mbi marrëdhëniet ekonomike të ardhshme me BE-ne, transmeton portali arbresh.info
Merkel ka shtuar se shpresat janë që Britania e Madhe të arrijë një marrëveshje të besueshme.
May, e cila do të përcaktojë qëllimet e Britanisë së Madhe për sigurinë dhe marrëdhëniet e zbatimit të ligjit me BE-në në Konferencën e Sigurisë të Mynihut të shtunën, kundërshtoi sugjerimet që ajo nuk ka qenë e qartë me planin e Britanisë së Madhe, duke thënë se negociatat për Brexit “nuk janë njëpalëshe”. /arbresh.info/
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...