Kancelarja gjermane, Angela Merkel u zotua të forcojë marrëdhëniet me Francën, përpara vizitës që do të zhvillojë nesër në Francë për një takim të Këshillit franko-gjerman të Ministrave.
“Në marrëdhëniet dypalëshe si dhe në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare, Gjermania dhe Franca punojnë ngushtë dhe duan që kjo të vazhdojë edhe në të ardhmen”, deklaroi Merkel.
Merkel, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe ministrat e të dy vendeve, do të takohen të mërkurën për bisedime në qytetin francez të Tuluz, ku gjithashtu do të vizitojnë dhe prodhuesin europian të avionëve, Airbus.
Përpara këtij takimi, Merkel dhe Macron pritet të takohen të dielën në mbrëmje, në Paris.
Merkel iu referua një pakti të ri për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, Traktatit të Aachen, të nënshkruar në fillim të këtij viti, në qytetin gjerman, Aachen, pranë kufirit francez.
“Pas nënshkrimit të traktatit, bashkëpunimi ynë duhet të bëhet akoma më i fortë”, deklaroi Merkel në mesazhin e saj.
Ajo theksoi planet për të promovuar kontakt të drejtpërdrejtë midis qytetarëve që ndodhen në rajonet kufitare, me anë të themelimit të institucioneve kulturore.
“Për më tepër, do të ketë një komitet për zgjidhjen e problemeve në zonat kufitare. Ky komitet do të paraqesë projektet tona të para”, shtoi Merkel.
Ndërkohë, Parlamenti Europian refuzoi kandidaturën e ish-ministres franceze të Mbrojtjes, Sylvie Goulard si komisionere e Komisionit të ri Europian.
Macron fajësoi presidenten e zgjedhur të Komisionit Europian, gjermanen Ursula von der Leyen për dështimin e Goulard si dhe paralajmëroi për një krizë politike.
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut