Kancelarja gjermane Angela Merkel ka hedhur poshtë të premten kritikat e shtetit turk pas anulimit të dy tubimeve pro-turke në Gjermani dhe ka kritikuar mediat e lira në këtë vend.
“Situata në Gjermani është e atillë se ne kemi sistemin federal. Komunat dhe rajonet kanë kompetencat e tyre ashtu siç i ka edhe shteti federal. Organizimi i tubimeve është në kompetencë të komunës”, ka thënë Merkel, e cila ndodhet për vizitë në Tunizia.
Autoritetet turke sot akuzuan Gjermaninë se po punon kundër presidentit turk Rexhep Taip Erdogan përmes anulimit të dy tubimeve në të cilat është pritur të flasin ministrat turq dhe të ftojnë shtetasit turq në Gjermani që në referendumin e ardhshëm të votojnë për vendosjen e sistemit presidencial në Turqi.
Në Gjermani jetojnë tre milionë turq dhe ata paraqesin një trupë të rëndësishme votuesish për autoritetet turke.
Merkel ka kritikuar lirinë e shtypit ne Turqi ku në paraburgim ndodhet korrespodenti i gazetës gjermane “Welt”, Deniz Jusel, i akuzuar për përhapje të “propagandës terroriste”.
Ndryshe, marrëdhëniet ndërmjet Berlinit dhe Ankarasë janë përkeqësuar që një kohë të gjatë.
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...