Kancelarja gjermane Angela Merkel kritikoi planet e SHBA-së për të vendosur sanksione ndaj kompanive që ndërtojnë tubacionin e gazit natyror Rrjedha Veriore 2 (Nord Stream 2), me të cilin gazi rus do të transferohet në Gjermani, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ne jemi kundër sanksioneve ekstraterritoriale”, tha Merkel në parlamentin gjerman duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve për legjislacionin e miratuar nga Senati i SHBA-së të martën.
“Dhe ky nuk është një pozicion i ri pas vendimit të djeshëm. Ky ka qenë gjithashtu rasti me sanksionet ndaj Iranit, ne u përballëm me të njëjtin problem” shtoi ajo.
Qeveria gjermane ka kritikuar prej kohësh administratën e SHBA-së për marrjen e vendimeve të njëanshme dhe vendosjen e sanksioneve, të cilat kufizojnë veprimtarinë edhe të kompanive të vendeve të treta.
Kancelarja gjermane kërkoi bisedime të mëtejshme për të kapërcyer dallimet me qeverinë amerikane.
Administrata Trump së fundmi ka rritur presionin ndaj Berlinit për të braktisur projektin Rrjedha Veriore 2, duke pohuar se ky projekt do ta bënte Evropën të varur për energjinë ruse.
Sanksionet e miratuara nga ligjvënësit amerikanë të martën synojnë ndëshkimin e kompanive që punojnë në projektin në fjalë.
Pasi të funksionalizohet, gazsjellësi Rrjedha Veriore 2 pritet të transportojë 55 miliardë metra kub të gazit natyror çdo vit nga Rusia në Evropë.
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet
Roma i shpëton humbjes në momentet e fundit
Bretkosat mutante të Çernobilit po rishkruajnë historinë, çf...
Federata Evropiane e Gazetarëve pezullon llogarinë në platfo...
TikTok do të ndalojë filterat e bukurisë për adoleshentët