Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se Helmut Kohl ishte ‘njeriu i duhur në kohën e duhur’, pikërisht atëkohë kur erërat e ndryshimit filluan të shpërndahen nëpër Europën Lindore në vitet 1980.
Merkel ka thënë se Kohl e kishte kuptuar se ekzistonte një ‘shans historik’ për të kapërcyer ndarjen e viteve të gjata dhe e zuri atë momënt, transmeton portali arbresh.info
Kohl, ish-kancelari gjerman që ribashkoi një komb të ndarë nga Lufta e Ftohtë, ndërroi jetë të premten në moshën 87- vjeçare.
Nga Roma, Merkel ka deklaruar se shteti Kohl siguroi një ribashkim paqësor.
Merkel e cila u rrit në Gjermaninë Lindore komuniste, tha se jeta e saj kishte ndryshuar pikërisht falë veprimeve të Kohlit, për të cilat ajo është thellëshisht mirënjohëse./Arbresh.info
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit