Merkel kërkon zgjidhje për mosmarrëveshjen rreth bazës ajrore në Turqi

21:52 | 16 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se mosmarrëveshja me Turqinë për ndalimin e vizitës së deputetëve gjermanë në bazat e NATO-s në Turqi është ‘vendim i keq’.

Ajo ka shtuar se Berlini do të punojë me NATO-s për të shpërndarë bazat ajrore gjermane që ndodhen në Turqi, transmeton portali arbresh.info

Ankaraja ka ndaluar deputet gjermanë të vizitojnë trupat gjermane në Konya, duke rritur kështu tensionet mes dy vendeve.

Merkel për televizionin ARD tha se ‘përpara se të nxjerrim konkluzione, së pari duhet të presim dhe të diskutojmë ne NATO-n’.

Ajo edhe njëherë ka përsëritur se Gjermania do të refuzojë çdo kërkesë që lidhet me kërkesat e azilit nga ana e Turqisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme