Kancelarja gjermane,Angela Merkel , theksoi nevojën për të përshpejtuar luftën kundër ndryshimeve klimatike, pasi numri i viktimave nga përmbytjet shkatërruese në Gjermani arriti të enjten në 177. Merkel tha se Gjermania dhe vendet e tjera “nuk kanë bërë aq sa duhet” për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius – një qëllim ky i vendosur me Marrëveshjen e Parisit për Klimën.
“Nuk duhet të pretendojmë se nuk kemi bërë asgjë, por është e vërtetë që nuk është bërë aq sa duhet për të qëndruar nën 2 gradë dhe sa më afër 1.5-shit”, u tha Merkel gazetarëve.
“Kjo nuk është e vërtetë vetëm për Gjermaninë, por për shumë vende në të gjithë botën, prandaj duhet të rrisim ritmin”, tha Merkel.
Kabineti i saj miratoi të mërkurën një paketë emergjente, në vlerë prej rreth 400 milionë eurosh, për të ndihmuar rajonet e prekura.
“E kemi bërë të qartë se kjo shumë do të rritet nëse nuk është e mjaftueshme”, tha Merkel.
Dy landet më të goditura nga përmbytjet e javës së kaluar janë: Rajnland Falc dhe Nordrajn Vesthalen.
Numri i viktimave rritet ende, pasi ekipet e shpëtimit vazhdojnë të gjejnë trupa që janë zhdukur në përmbytje.
Kreu i agjencisë kombëtare të menaxhimit të katastrofave në Gjermani, Armin Schuster, pranoi sot se ka pasur probleme me sistemet paralajmëruese të përmbytjeve.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...