Merkel kërkon të zgjidhet sa më shpejt shefi i ri i BE’së

23:00 | 27 Maj 2019
Arbresh.info

Kancelarja gjermane, Angela Merkel kërkoi që të merret një vendim i shpejt në lidhje me personin që do të zërë postin më të lartë të Bashkimit Evropian.

I ashtuquajturi sistemi i “Spitzenkandidaten”, ose kandidati kryesor, u fut në vitin 2014 në përpjekje për të rritur pjesëmarrjen e votuesve.

Tani duhet të përcaktohet se kush do të marrë vendin e presidentit të Komisionit Europian, por për këtë nuk ka një opinion të përbashkët përmes bllokut.

Liderët e BE-së do të takohen nesër në një përpjekje të parë në takimin e parë të BE-së pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian që solli humbje për partitë kryesore centriste.

Merkel tha se “shpreson të arrihet një konsensus në lidhje me presidentin e KE-së në fillim të qershorit, kur të mblidhet Parlamenti i ri i BE-së”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme