Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kërkuar të zhvillojë bisedime të mëtejshme paqësore mbi situatën në Ukrainën lindore.
Këtë deklaratë ajo e dha gjatë “vizitës së saj të lamtumirës” në Kiev para zgjedhjeve të Shtatorit në Gjermani, shkruan Euronews.
“Unë do të dëshiroja për një takim tjetër të nivelit presidencial ose të nivelit të lidershipit politik me Presidentin francez dhe Presidentin rus dhe atë ukrainas. Kjo sipas mendimit tim do të na sillte përparim, nëse mund të hartojmë një agjendë të mirë”, tha Merkel.
Merkel ishte vendimtare në marrëveshjen e armëpushimit të ndërmjetësuar në 2015 të rënë dakord në Minsk midis Rusisë dhe Ukrainës, por bisedimet e fundit mbi situatën ishin në vitin 2019.
Luftimet midis forcave ukrainase dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia kanë vrarë më shumë se 14,000 njerëz që nga viti 2014.
Vizita e Merkel në Kiev erdhi 48 orë pasi ajo u takua me Presidentin rus Vladimir Putin dhe një ditë para Platformës së Krimesë, një samit i organizuar nga Ukraina për të diskutuar situatën që po mbizotëron në Krime.
Por as Merkel dhe as ministri i jashtëm Heiko Maas nuk do të jenë pjesëmarrës në samitin që do të mbahet atje./KK/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...