Kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka përshkruar krizën e koronavirusit si “përpjekje e madhe” për familjet që po përballen me masa izoluese, teksa ka bërë thirrje për durim.
“Ne nuk jemi ende gati që të rihapim çerdhet dhe shkollat”, tha ajo në një video të publikuar të shtunën.
“Por, nëse jemi më konsistent tani që të përmbahemi nga kontaktet dhe të mbajmë distancën, të respektojmë rregullat e higjienës dhe mbajtjes së maskës, kjo (rihapja) do të ndodhë më shpejt”, tha Merkel, transmeton Dpa.
Pavarësisht se tha që po bëjnë gjithçka për të rihapur çerdhet dhe shkollat, kancelarja Merkel paralajmëroi kundër “rrezikut të mutacioneve shumë ngjitëse të virusit”.
Këto komente të Merkel, vijnë pasi lideri i bllokut konservativ të Merkelit në Parlamentin gjerman, Ralph Brinkhaus tha se izolimi duhet të zgjatet përtej datës 14 shkurt.
Ministrat e Shëndetësisë së landeve gjermane është paraparë që të takohen të shtunën për të diskutuar lidhur me fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit.
Qeveria federale është përballur me kritika për procesin e ngadalshëm të vaksinimit kundër koronavirusit.
Sipas të dhënave të Institutit Robert Koch, të shtunën u raportuan 12,321 raste të reja me koronavirus.
Gjermania aktualisht është duke zbatuar masën e izolimit, ku janë mbyllur kafiteritë e restorantet, shumë dyqane dhe institucionet e sistemit arsimor. Këto masa pritet të jenë në fuqi deri në mesin e muajit shkurt./REL/
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll
Hamasi: Jemi të përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit ...
Çështja e emigrantëve, Hasani për ANSA-n: Të përkushtuar nda...