Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka kërkuar që të vazhdohet kontrolli kufitar në zonën Shengen, pavarësisht që sipas planit të Komisionit të BE-së, kontrolla kufitare duhet të përfundojë në nëntor.
“Duke pasur parasysh situatën e tanishme, besoj që është e nevojshmë të vazhdohet kontrolla kufitare”, tha Merkel, transmeton portali arbresh.info
Ajo shtoi se këtë kërkesë do t’ia parashtrojë shefit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.
Vendet e Shengenit, si Austria, Gjermania, Suedia, Danimarka dhe disa vende jo anëtarë të BE-së, si Norvegjia, kanë kthyer kontrollin kufitar gjatë kulmit të krizës së refugjatëve në vitin 2015.
Kontrollet kufitare së pari u paraqiten si përgjigjje e krizës më të rëndë të refugjatëve që nga pas Lufta e Dytë Botërore, ku një numër i madh refugjatës nga Siria dhe vendet tjera të Lindjes së Mesme ia mësynë Europës.
Gjermania ka qenë destinacioni më i popullarizuar për refugjatët. Më shumë 1 milionë azilkërkues janë lejuar të qëndrojnë në Gjermani. Kancelarja Merkel u kritikua për politikat e saj ‘me dyet të hapura’, duke shkaktuar një tension mes politikanëve në Gjermani.
Së fundmi Merkel ka mbrojtur politikat e saj, duke thënë se ‘sikur të ndodhte e njejta gjë sërish me refugjatët, ajo do të vepronte sikurse veproi në vitin 2015’./arbresh.info/
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund luftës në Uk...
Murati: Secili që dëshiron mund të heq dorë nga lista përfit...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...